Mbështetësit e Berishës e presin Bashën me protestë në Durrës: Turp, je njeri i Ramës

schedule17:02 - 22 Janar, 2022

schedule 17:02 - 22 Janar, 2022

Pasditen e sotme në kuadër të turit të bashkëbisedimit me demokratët, Lulzim Basha do të jetë në Durrës. Por ashtu si në qytetet e tjera që ka shkuar në bazë edhe sonte është pritur me protesta nga një grup demokratësh. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër tij, ata kanë protestuar përpara pjesës tjetër që po prisnin kryedemokratin.

“Turp. Hodhe gaz kundër nesh. Je i shitur, je njeri i Ramës. Basha ik. Rama ik” ishin disa nga thirrjet e grupit të demokratëve kundër Lulzim Bashës.

PD është më e ndarë se kurrë në dy kampe, Bashës dhe Berishës që pas 9 shtatorit kur lideri i PD-së përjashtoi Sali Berishën nga grupi dhe pas 8 janarit nga partia pas protestës së dhunshme./ Abcnews.al