Mbështet PSD në zgjedhjet federale në 22 tetor, kryeministri i Kosovës do të udhëtojë në Zyrih

schedule13:51 - 16 Gusht, 2023

schedule 13:51 - 16 Gusht, 2023

Edhe pse politika në Kosovë paraqitet të jetë kritike, pas skandaleve të  njëpasnjëshme të qeverisë dhe “krisjes’ së marrëdhënieve më aleatët më të ngushtë, kryeministri albin kurti duket se vendos prioritete të tjera.

Pas Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, kreu i qeverisë së Kosovës e ka parë të domosdoshme që të përfshihet edhe në politikën zvicerane. Referuar mediave vendase, Kurti pritet që në shtator të këtij viti të udhëtojë në Cyrih të Zvicrës për të mbështetur Partinë Socialdemokrate në zgjedhjet federale, që do të organizohen më 22 tetor.

Siç raporton, Blick, Kurti do të mbajë një fjalim në një panel diskutimi të organizuar nga kjo parti.

Ndonëse një vizitë e tillë nuk është ende e konfirmuar, shefi i Qeverisë, në një intervistë të dhënë në janar të këtij viti, kishte paralajmëruar se po shqyrtohen mundësitë e një bashkëpunimi në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate të Zvicrës sidomos në fushata zgjedhore.

Mirëpo një vendim i tillë është kritikuar nga partia në pushtet. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore Zvicerane, njëherësh  Këshilltari Kombëtar Peter Keller, e ka cilësuar si “plotësisht të gabuar” paraqitjen e planifikuar të kryeministrit Kurti në një fushatë zgjedhore në Zvicër.

“Zvicra nuk duhet të ndërhyjë në fushatat zgjedhore të vendeve të huaja dhe vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në fushatën zgjedhore zvicerane”, ka deklaruar ai./abcnews.al