Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka mbërritur sonte në Shqipëri si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill. Të mërkurën, më 18 prill, ajo do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30. Pas takimit me kreun e shtetit, përfaqësuesja e lartë e BE-së do të takohet në orën 10:15 me Kryeministrin Edi Rama, ku do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:15-11:45 në Kryeministri.
Takimet e saj do të vijojnë më pas me përfaqësuesit e opozitës në 12:00, në Delegacionin e BE-së. /abcnews.al