Mbërrin në Ministrinë e Drejtësisë dosja për ekstradimin e Arbër Çekajt. Dosja mberriti pasi u dergua zyrtarisht nga Prokuroria e Krimeve të Renda. Ky institucion kërkon nga Ministria e Drejtësisë nisjen e procedurave të ekstradimit te Arbër Çekajt, i akuzuari kryesor për narkotrafikimin e 613 kilogramëve kokainë. Në kërkesën e saj Krimet e Rënda mësohet se i kanë dërguar të bashkëngjitur Ministrisë së Drejtësisë edhe masën e sigurisë për Çekajn si edhe disa materiale të tjera hetimore.
Dosja, pas perkthimit do niset zyrtarisht pranë autoriteteve gjermane. Arbër Çekaj, pronar i “Arbri Garden” u arrestua nje javë më parë në Dysedorf të Gjermanisë, pas një operacioni të përbashkët mes policisë gjermane dhe asaj shqiptare.
Çekaj pritet të ekstradohet në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj Arbër Çekajt masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë. 613 kg kokainë u kapën në fund të muajit shkurt të fshehura në një konteinier me dysheme të dyfishtë.
Droga u konstatua fillimisht në një ngarkesë me banane dhe u ndoq derisa u mor në dorëzim nga përfaqësuesit e kompanisë së Arbër Çekajt. Të arrestuar për këtë dosje janë dhe dy punonjës të kompanisë “Arbri Garden” Donaldo Lushaj e Armando Pezaku. /abcnews.al