Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Mbërrin në Durrës anija muze me trashëgiminë e detarisë në Katar

schedule14:36 - 25 Gusht, 2019

schedule 14:36 - 25 Gusht, 2019

Një anije-muze për lundrimin detar të Katarit është ndaluar në Durrës. Vizitorët e shumtë patën fatin të njihen me vlerat dhe një pjesë të historisë së një vendi siç është Katari.

Anija e konsideruar një muze mbi trashëgiminë e detarisë në Katar dhe që lundron nëpër Mesdhe duke promovuar kampionatin botëror të Futbollit Katar 2022 si dhe vlerat e miqësisë mes vendeve ka mbërritur në Durrës.



Shoqëruar  nga një atmosfere festive dhe argëtimi për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodhen në qytet këtë sezon.

“Fateh Al Khair 4”, u ankorua në kalatën 5 dhe ishte në dispozicion të vizitoreve.

Ekuipazhi i saj u prit nga autoritetet vendore, ambasadori i Katarit në vendin tonë dhe shume njerëz  që shijuan edhe koncertin e mikpritjes të organizuar në port mbrëmjen e kaluar.

Ambasadori i Katarit në vendin tonë Ali Bin Hamad Al-Marri ka falënderuar kryebashkiaken Sako për organizimin e kësaj pritjeje madhështore.

“Jam i lumtur që mirëpresim këtu në këtë qytet të historisë dhe kulturës shqiptare, anijen “Fateh Al Khair 4”. Prandaj, më lejoni që në emrin e të gjithë juve, t’i uroj mirëseardhjen anijes, kapitenit të saj Muhamed bin Yusuf Al-Sada dhe marinarëve të tij, dhe t’i uroj atyre suksese në përcjelljen e mesazhit të tyre popullit mik shqiptar, si dhe në  hapjen e horizonteve të reja të komunikimit dhe shkëmbimit kulturor dhe social midis dy popujve tanë, tha ai. 

Të pranishmit patën  mundësinë të shohin nga brenda velierën  e llojit ”Boom safari” e punuar në dru, të njihen me kulturën detare të Katarit dhe t’i gëzohen suvenireve sportive të shpërndara me këtë rast.

Kjo vizitë është dhe një mundësi njohjeje e promovimi për turizmin shqiptar dhe Durrësin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!