Vatra e zjarrit në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit janë dhe vatrat më të vështira dhe më të rrezikshme me të cilat po përballet orët e fundit vendi jonë.
Flakët kanë përparuar ndjeshëm pasditen e sotme duke u kthyer dhe në një rrezik potencial dhe për përdoruesit e rrugës.
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, bëri me dije se situata është e vështirë, por zjarrfikëset në terren kanë bërë të mundur dhe bllokadën për vijën e zjarrit duke mos rrezikuar mbylljen e zjarrit.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se vija e zjarrit shtrihet në një vijë prej 3.5 kilometër.
“Zjarri është përhapur me shpejtësi, dhe ndërhyrja e zjarrëfikëseve ka bërë që një pjesë e vatrave të neutralizohet. Tashmë jemi me vëmendje për të shuar dhe neutralizuar vatrat e zjarrit këtu. Vija e zjarrit është 3.5 kilometër nga kjo që ne shikojmë këtu. Era është favorizuese e zjarrit, por me të gjithë forcat zjarrëfikëse që ne kemi grumbulluar do të bëjmë të mundur dhe shuarjen e flakëve”, ka thënë Gjici.
LEXO EDHE: Situatë e vështirë në Kalimash, Peleshi: Bëni kujdes, zjarri i përhapur në sipërfaqe të madhe
Ndërkaq nga Kosova kanë mbërritur zjarrëfikëse dhe forca nga FSK-ja të cilat të shoqëruara nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla kanë mbërritur pranë tunelit të Kalimashit.
Gjici ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe ka bërë me dije se mëngjesin e së martës për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit do të jetë dhe një helikopter.
“Situata nuk është jashtë kontrollit ne e kemi nën kontroll situatën, dhe me përforcimet që kemi do të bëjmë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. Falënderoj ministrin e brendshëm të Kosovës që është me ne dhe fatmirësisht ne e kemi nën kontroll situatën, në krahasim me situatën e mëparshëm. Nesër në orën 5 të mëngjesit pritet që të vijë dhe një helikopter që do të na ndihmojë. Kemi një vatër shumë të vështirë dhe në Rrunë, dhe me gjithë bashkëpunimin dhe forcat që na kanë ardhur në ndihmë do të bëjmë të mundur dhe shuarjen e tij”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al