Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Urimin, kreu i qeverisë shqiptare e ka kryer përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjesi Kosovë, Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shkruan Rama në Facebook.
Shtatëmbëdhjetëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës.
Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës etj./abcnews.al