Mbappe tremb Francën, nuk stërvitet me ekipin

schedule13:21 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 13:21 - 7 Dhjetor, 2022

Kylian Mbappe nuk ka marrë pjesë të martën, në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës katër ditë para ndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës, në Katar, kundër Anglisë.

Kampioni francez prej disa kohësh ka patur dhimbje në kyçin e këmbës, të cilat, megjithatë, nuk e kanë penguar në katër ndeshjet e para të Botërorit.

Sipas stafit mjekësor të Francës, sulmuesi ka bërë ushtrime në palestër për të rigjetur forcat pas atij angazhimi maksimal në fitoren e arritur në ndeshjen kundër Polonisë./ h.ll/abcnews.al