Mbappe te Real Madrid? El Chiringuito: Pse ky transferim do të dështojë!

schedule09:57 - 19 Janar, 2021

schedule 09:57 - 19 Janar, 2021

Real Madrid dëshiron shumë që të transferojë sulmuesin Kylian Mbappe, me të cilin PSG po bisedon të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Në këtë periudhe krize financiare operacione të tilla në merkato janë të vështira dhe në Madrid e dinë mjaft mirë.

El Chiringuito shkruan se te Reali është krijuar besimi se PSG do të kërkojë 150 milion euro për kartonin e kampionit të botës.

Në këto kushte kampionët e Spanjës nuk janë në gjendje ta transferojnë Mbappe në La Liga, një dëshirë edhe e vetë sulmuesit. /abcnews.al