Mbappe në “top5” shënuesit e PSG, rekordmeni Cavani është shumë larg

schedule11:35 - 21 Nëntor, 2020

schedule 11:35 - 21 Nëntor, 2020

Mbrëmja e djeshme nuk ishte më e mira për të besuarit e Thomas Tuchel, pasi u mposhtën në transfertën e Monaco. Vendasit arritën ta përmbysnin rezultatin, nga 0-2 në 3-2, duke dalë kështu me tre pikë nga supersfida e Ligue 1.

Gjithsesi ndeshja kundër Monacos do të mbahet mend gjatë për Kylian Mbappen, pasi ai falë dopietës së realizuar është bërë pjesë tashmë e listës së golashënuesve më të mirë të historisë së PSG-së.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën është aktualisht në kuotën e 98 golave, po aq sa Mustapha Dahleb dhe renditet në vendin e pestë. Në vendin e katërt është Dominique Rocheteau, i cili është ndalur në kuotën e 100 golave.

Në podium do të gjejmë portugezin Pedro Miguel Pauleta, që ka shënuar 109 gola me fanellën e francezëve. Në vendin e dytë renditet gjiganti suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar 156 gola. Kryesimin e ka Edinson Cavani që ka shënuar plot 200 gola për PSG-në dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!