“Mbappe luan për Realin sezonin tjetër”, gazetari spanjoll jep lajmin e bujshëm

schedule12:40 - 8 Prill, 2021

schedule 12:40 - 8 Prill, 2021

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, është kthyer në qendrën e merkatos në javët e fundit. Kampioni i botës me Francën flitet se do të largohet nga Parisi në fund të sezonit dhe për të janë disa ekipe të interesuara.

Edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete gazetari i emisionit televisiv spanjoll “El Chiringuito”, Jose Pedrerol, e ka zbuluar destinacionin e radhës të 22-vjeçarit. Sipas tij është e sigurtë se Mbappe do të luajë për Real Madrid sezonin e ardhshëm dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Francezi është në kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe vlera e kartonit të tij llogaritet deri në 180 milionë euro. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, Mbappe ishte sërish protagonist në Champions League, ku realizoi dy gola në fitoren 2-3 në transfertën e Bayern Munchen.