Mbappe larg PSG-së? Drejtuesit hidhen në aksion për 3 lojtarë

schedule23:00 - 15 Maj, 2022

schedule 23:00 - 15 Maj, 2022

PSG tashmë po planifikon sezonin e ardhshëm me shumë gjasa pa Kylian Mbappe. Skuadra franceze po lufton që Mbappe të rinovojë kontratën e tij që përfundon më 30 qershor,  megjithatë, drejtuesit e dinë se kjo gjë mbetet e vështirë, pasi lojtari mund të shkojë te Real Madrid dhe tashmë kanë planifikuar përforcimet nëse ky largim ndodh.

Sipas “Foot Mercato”, drejtuesit parizienë tashmë kanë takuar  Jorge Mendes për të folur rreth Darwin Nunez të Benfica, Joao Felix të Atletico Madrid.

Burimi në fjalë raporton se këto dy sulmues janë zgjedhur për të zëvendësuar Mbappen. Nunez, është ylli i madh i Benfica-s dhe vlera e tij është 120 milionë euro.  Nga ana e tij, Felix mund të largohet nga Atletico për rreth 70 milionë.

Dy lojtarët e sipërpërmendur nuk janë të vetmit që i interesojnë PSG-së pasi flitet edhe për Pogban si një përforcim i skuadrës franceze. Në rastin e tij, ai do të mbërrinte i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester United. /f.a/abcnews.al