Kylian Mbappe i ka vendosur një tjetër objektiv vetes, teksa dëshiron të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2024, të cilat do të zhvillohen në Paris.
Për mediat, Mbappe u shpreh se e ëndërron një moment të tillë, mirëpo nëse nuk dëshiron të dëtyrojë veten për të qenë pjesë e listës të së përzgjedhurve.
“Nuk e di nëse do të jem atje. Por gjithsesi, shpresoj që ta bëj. Të gjithë e dinë që gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Lojërat Olimpike. Nuk varet nga unë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në situatën, do t’ju duhet të studioni gjithçka.
Nuk do ta detyroj veten të marr pjesë në Lojërat Olimpike. Nuk janë në kalendarin e FIFA. Nëse njerëzit nuk duan që unë të marr pjesë, atëherë nuk do të marr pjesë”,- u shpreh në fjalën e tij, “superylli” i francezëve.
Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, duke filluar vetëm 12 ditë pas finales së Euro 2024 dhe duke përfunduar disa ditë para fillimit të sezonit 2024/25 të Ligue 1. /i.m abcnews.al