Mbappe: Frymëzohem nga dy persona, dua Evropianin dhe Champions me PSG

schedule13:38 - 27 Maj, 2020

schedule 13:38 - 27 Maj, 2020

Kylian Mbappe është rritur duke parë shumë kampionë të mëdhenj, por askush nuk e ka frymëzuar më shumë se Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo. Ambiciet e yllit të PSG-së janë të mëdha dhe i zbulon në një deklaratë për Daily Mail.

Modeli im i parë ka qenë Zidane, për gjithçka që ka arritur në kombëtare. Më pas vjen Cristiano Ronaldo. Ai ka fituar shumë dhe vazhdon të mbetet sërish fitues. Të dy kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e futbollit.

Edhe unë dua të lë kapitullin tim në librat e historisë. Vitin tjetër luhet Evropiani dhe duam të jemi fitimtar. Ambicia ime e madhe është fitimi i Champions League. Do të ishte diçka e veçantë të isha pjesë e PSG-së në triumfin e parë në histori“, deklaron ylli francez. /abcnews.al