Mbappe fal shpërblimet e Botërorit për bamirësi

schedule17:25 - 17 Korrik, 2018

schedule 17:25 - 17 Korrik, 2018

Kylian Mbappe nuk është vetëm një futbollist i madh, por edhe një njeri i ndjeshëm. Sulmuesi i Francës ka vendosur të dhurojë për bamirësi, të gjithë shpërblimin që ka marrë në Kupën e Botës në Rusi.

Bëhet fjalë për 430.000 euro, të cilat do t’ia dhurojë një fondacioni parizien, që organizon aktivitete sportive, për fëmijët me probleme fizike, apo mendore.

Kjo shumë nuk është shumë e madhe, në krahasim me rrogën që Mbappe fiton te klubi i tij, Paris Saint Germain, por gjithsesi veprimi është mjaft kuptimplotë. Adoleshenti 19-vjeçar është rritur si një fëmijë i varfër në rrethinat e Parisit dhe shprehet se nuk e ka harruar atë periudhë të vështirë.

Mbappe shkëlqeu në Kupën e Botës, duke shënuar 4 gola, e duke ndihmuar Francën të fitonte titullin botëror. Ai u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!