Parashikimi për të ardhmen e tij është I shkëlqyer.
Kilian Mbappe pritet të rivalizojë me një legjendë të futbollit planetar për t’u bërë tri herë kampion I botës, pritet të kalojë Lionel Mesin si shënuesi më I mirë I të gjitha kohëve në kupat e botës, por gjithsesi kërkon edhe më shumë.
Që mbrëmjen e sotme, kapiteni I Francës do të synojë të bëhet shënuesi më I mirë I fazës me eliminim direkt në këta turne.
Për momentin, sulmuesi I Realit të Madridit ka 8 gola, po aq sa dy emra të mëdhenj të Brazilit, si janë Leonidas dhe “Fenomeni” Ronaldo.
Dy brazilianët kanë arritur në 8 rrjeta, I pari në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe I dyti në kupat e botës në 1998, 2002 e 2006.
Legjenda e madhe e futbollit botëror, Pele, ka mbetur pas me 7 gola.
Pavarësisht nëse do t’ia dalë sot, sërish është e sigurt se Mbape do t’ia dalë të jetë më I miri shënues I fazave me elinimin direkt, sepse është 27 vjeç dhe sepse Franca është një kombëtare që arrin thuajse gjithmonë finalet.
Jo më kot, ylli I “gjelave” doli kampion I botës në 2018 dhe nënkampion në 2022.



