Mbappe “çështje presidenciale”, Macron kërkon të mbajë sulmuesin në Paris

schedule16:36 - 28 Shkurt, 2024

schedule 16:36 - 28 Shkurt, 2024

Si president i Francës, pjesë e rëndësishme e punës së tij është të takojë liderët e vendeve të tjera, por Emmanuel Macron, vitet e fundit i ka shtuar vetes edhe një rol tjetër, atë për t’i ndryshuar mendjen “yllit” të futbollit, Kylian Mbappe që të mos largohet nga Parisi.

Herën e fundit ia doli, duke bindur sulmuesin francez të qëndronte edhe për një tjetër sezon me skuadrën pariziene, mirëpo vështirë që të ketë sërish sukses, megjithatë duket se largimi i Mbappe është kthyer sërish në një “çështje presidenciale”.

Jo më kot, presidenti francez ka ftuar sulmuesin në pritjen zyrtare, organizuar në pallatin “Champs-Elyees” pas vizitës së Emirit të Katarit. “Fondi Sovran” i këtij shteti ka pronësinë e Paris Saint-Germain, kështu nuk mund të mungonte edhe padroni i klubit, sheiku Nasser Al-Khelaifi.

Kjo ftesë për Kylian Mbappe konsiderohet si lëvizja e fundit për të bindur futbollistin, të bëjë prapaktheu në rrugën që po e çon në Madrid. Macron e zbuloi rolin e tij prej “ndërmjetësi” në vetëm një fjali të thënë me humor gjatë takimit me lojtarin. “Mos bëj prapë rrëmujë”, i thotë presidenti francez “yllit” të PSG teksa largohet, mirëpo sipas të gjitha gjasave, ka pak mundësi që këtë herë lojtari ta dëgjojë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!