Kylian Mbappe padyshim di si të “vjedhë” vëmendjen dhe “marrëdhënia” e tij me “galaktikët” e Real Madrid, padyshim që është një nga ato raste, me “superyllin” francez, që kërconoi PSG-në me një largim nga klubi dhe tashmë duhet të presë deri në verën e vitit të ardhshëm për t’u konsideruar si një lojtar me parametra 0.
Sipas prestigjiozes “The Athletic”, kontrata e lojtarit parashikon një largim me kosto zero në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi madrilen është i gatshëm të presë një lojtarë si Kylian, i cili mund të sjellë trofe të shumë në “Santiago Bernabeu”.
Mbappe mësohet se ka të drejtën të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshem para nisjes së vitit të fundit të marrëveshjes, me prioritetin e “bomberit” të “parizienëve”, që gjithmonë ka qënë Real Madrid edhe pse do t’i duhet të presë dhe 1 sezon tjetër përpara plotësimit të “ëndrrës”.
Në krahun tjetër, Presidenti i “galaktikëve”, Florentino Perez ndihet ende “i fyer” nga lojtari, por mbetet në kontakt të përhershëm si me Mbappe, po ashtu dhe me rrethin e ngushtë të 24-vjeçarit, me bindjen se së shpejti do të militojë nën fanellën e 14-të herë fituesve të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al