Bernardo Silva është në krye të listës së dëshirave të PSG-së për merkaton e verës.
Sipas “Le10Sport.com”, lojtari i Mancehster City, i zbuluar nga Luis Campos në Monaco, ka mbajtur marrëdhënie të mira me këshilltarin sportiv aktual kampion francez, por edhe me Kylian Mbappe, ish-shokun e tij të ekipit në radhët e Monaco.
Të dy palët, ashtu si Campos, por edhe Mbappe, po përpiqen të lehtësojnë ardhjen e tij në Paris dhe ia kanë nisur punës./ h.ll/abcnews.al