Mbappe apo Neymar? PSG zgjedh cilin do të shesë dhe i vendos çmimin

schedule21:54 - 14 Mars, 2020

schedule 21:54 - 14 Mars, 2020

PSG ka një sulm të jashtëzakonshëm, por njëri midis Kylian Mbappe dhe Neymar do të largohet gjatë merkatos së verës. Drejtuesit e klubit francez e kanë ndarë mendjen dhe kanë zgjedhur lojtarin që do të shesin.

ESPN raporton se ai është braziliani Neymar. 28-vjeçari e ka shprehur gjithmonë dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, aty ku luajti gjatë viteve 2013-2017. PSG ka vendosur edhe çmimin e lojtarit të kombëtares së Brazilit, për të cilin duhen paguar 150 milion euro.

Një shumë që Barcelona pritet të derdhë në arkat e francezëve në fund të këtij sezoni. Po Mbappe? Shumë klube janë gati të bëjnë çmendurira për të, por ai është i pashitshëm dhe projekti i kampionëve të Francës është i bazuar te ylli francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!