GREQI- Dy 21-vjeçarë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Irakleo të Kretës, pasi janë kapur me drogë.
Edhe pse jetonin bashkë me prindërit, ata mësohet se kishin marrë me qira një tjetër apartament ku magazinonin drogën. Fillimisht është kapur në rrugë një prej të rinjve dhe më pas është arrestuar edhe tjetri.
Policia greke iu sekuestroi atyre 3.1 kilogramë marijuanë, 104 gramë kokainë, 9330 euro, dy peshore dhe 1 motor që shërbente për shpërndarjen e drogës.