Mbajtja e maskave edhe në ambiente të hapura bëhet e detyrueshme në Maqedoninë e Veriut

schedule22:51 - 28 Tetor, 2020

schedule 22:51 - 28 Tetor, 2020

Me akuza të ndërsjella se kush e ka fajin për gjendjen aktuale të COVID-19 në Maqedoni përfundoi seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi sot miratoi ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektuese, ndërsa ndryshimet ligjore u votuan me 53 vota ‘për’, 26 të përmbajtur dhe nuk kishte deputetë që votuan kundër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas votimeve të deputetëve, kjo do të thotë se mbajtja e maskës në hapësira të hapura mbetet e detyrueshme, ndërsa vendimi hyn në fuqi kur vendimet e miratuara sot të publikohen në gazetën zyrtare.

Më herët masa për kontrolle në shtëpi, pra ndalesa për pranimin e mysafirëve u hoq. /abcnews.al/