Mbajtja e frymës për 10 sekonda, OBSH hedh poshtë mitin për koronavirusin

schedule21:36 - 29 Mars, 2020

schedule 21:36 - 29 Mars, 2020

Që me konfirmimin e rasteve të para, rreth koronavirusit kanë qarkulluar shumë mite. Për këtë arsye, ekspertët e shëndetit kanë sugjeruar gjithmonë që këshillat të merren nga burime zyrtare.

Vetëm disa ditë më parë mediat në Iran raportuan qindra viktima si pasojë e një metode “toksike” për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Në rrjetet sociale kishin qarkulluar fjalë që metanoli mund t’i mbroje njerëzit ose t’i kurojë nga virusi dhe për këtë arsye njerëzit kishin nisur ta pinin. Këto informacione të pavërteta kanë shkaktuar shumë viktima, shkruan abcnews.al

Një tjetër mit rreth koronavirusit: Neëe arrin që ta mbash frymën për 10 sekonda (ose më shumë) pa u kollitur apo pa ndjerë diskomfort do të thotë që nuk je i sëmurë me koronavirus.

Këtë mit e ka hedhur poshtë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më një postim në Twitter, OBSH sqaron:

“Mbajtja e frymës për 10 ose më shumë sekonda pa u kollitur apo pa ndjerë shqetësim, NUK DO TË THOTË se nuk ke #coronavirus apo ndonjë sëmundje tjetër mushkrishë.”

Më tëj OBSH thekson se mënyra më e mirë për ta marrë vesh nëse je apo jo i infektuar me koronavirus është bërja e testit. /abcnews.al