Mbahen zgjedhjet presidenciale në Egjipt, qytetarët votojnë

schedule11:39 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 11:39 - 10 Dhjetor, 2023

Votimi filloi në orën 10:00 në Egjipt për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të zgjasin tre ditë dhe nuk pritet të ketë surpriza, pasi presidenti në largim Abdel Fattah al- Sisi duket i sigurt se do të sigurojë një mandat të tretë presidencial.

Presidencën e synojnë katër kandidatë, Sisi dhe tre të tjerë mjaft të panjohur për publikun e gjerë. Votimi do të mbahet për tre ditë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 22:00, do të përfundojë të martën në orën 22:00 dhe rezultatet përfundimtare do të shpallen më 18 dhjetor.

Në vendin më të populluar arab në botë, me një popullsi prej gati 106 milionë banorësh, organizimi i zgjedhjeve ishte faraonik: rreth 9,400 qendra votimi, mobilizimi i 15,000 punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe një periudhë treditore votimi për rreth 67 milionë egjiptianë të regjistruar për të votuar, sipas autoritetit zgjedhor, në një popullsi totale prej 104 milionë banorësh./abcnews.al