Mazhoranca e opozita bashkë për hapjen e negociatave me BE

schedule14:10 - 13 Shkurt, 2018

schedule 14:10 - 13 Shkurt, 2018

Pas dy vitesh ndarje, mazhoranca e opozita janë bashkuar në rekomandimet pas mbledhjes së radhës në Tiranë të Komitetit të Stabilizim Asociimit me BE. Eurodeputetja Monika Makovei ka vlerësuar këtë dakordësi politike si një sinjal i mirë që i dërgohet Brukselit për hapjen e negociatave të antarësimit me BE.

“Për herë të parëpas një kohe të gjatë ia kemi dalë që të miratojmë me unanimitet të plotë rekomandimet. Është një lajm shumë i mirë. Takimi ishte konstruktiv. Jam shumë e lumtur që shikoj zhvillime, sepse tregon që opozita mazhoranca punojnë së bashku dhe kjo dëshmon që interesat politike janë lënë mënjanë dhe interesi kombëtar është më i lartë dhe është më i rëndësishëm se çdo interes tjetër. Besoj fort që komisioni do rekomandojë dhënien e një date për çeljen e negociatave. Do të lobojmë për të votuar në favor të çeljes së negociatave të Shqipërisë”- tha Makovei./abcnews.al