Komisioni i ligjeve nuk merr në konsideratë propozimin për përfshirjen e vettingut në kriteret ndaluese të ushtrimit të profesionit të avokatit. Edhe pse në mbledhejt e mëparshme propozimi mori mbështetjen e kreut të komisionit por edhe atij të dhomës së avokatisë, në votimin përmbyllës u kundërshtua nga palët.
Propozimi i deputetit Bashkim Fino që i ndalon gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kalojnë vettingun të ushtrojnë edhe profesionin e avokatit…
“Po gjithë këta prokurorë dhe gjykatës që dalin të dënuar nga Vettingu, mund të bëhen pjesë e Dhomës së Avokatisë. Pse jo”?
Propozim ky i mbështetur në mbledhjet e mëparshme në komision si nga mazhoranca ashtu edhe nga Dhoma e Avokatisë.
“Nuk duam që avokatia të kthehet në strehë dhe na rroftë që pastruam gjyqësorin. Ne duam që të mbajmë një profesion dinjitoz”.
Në shqyrtimin përfundimtar të tij solli një tjetër qëndrim të palëve që këtë herë u pozicionuan në refuzimin e propozimit.
Propozimi nuk u hodh në votim nga kreu i komisionit, Ulsi Manja, duke miratuar me shumicën e votave të mazhorancës versionin e relatorit Adnor Shameti, i cili refuzoi të shpjegonte për mediat përse mazhoranca ndryshoi mendim lidhur me propozimin e zotit Fino.
Të njëjtin fat pati edhe këshilla e unifikuar e Euralius dhe OPDAT për kriterin ndalues të marrjes së kësaj license të atyre që kanë marrë masë disiplinore që cënon integritetin e avokatit, edhe ky propozim i injoruar nga komisioni pa e hedhur fare në votim./abcnews.al