May: Maqedonia duhet të përballet me sfidat e së ardhmes

schedule13:50 - 19 Maj, 2018

schedule 13:50 - 19 Maj, 2018

Gjatë qëndrimit të saj në Shkup pas kthimit nga samiti i Sofjes në Bullgari, kryeministrja britanike May, i bëri apel Maqedonisë që të shkëputet nga e kaluara dhe të përballet me sfidat e së ardhmes.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Thereza May, e para kryeministre britanike që viziton Shkupin pas 25 vitesh, i bëri apel Maqedonisë që të përballet me sfidat e të ardhmes. Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, falenderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme. Ai shtoi se me vizitën e May në vend konfirmohet dhe njëherë më shumë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e interesuar dhe e angazhuar në progresin e rajonit.

Kryeministrja britanike u shpreh se ndihej krenare për faktin se pas 25 vitesh, ajo ishte e para drejtuese e qeverisë britanike që vizitonte vendin. May theksoi se konfliktet e së kaluarës mund të jenë të pamundura për t’u kapërcyer, shumë çështje të vështira mbeten të pazgjidhura, si konflikte të brendshme, krimi i organizuar, emigracioni i paligjshëm etj, por vendi duhet të përballet me sfidat e së ardhmes dhe të qëndrojë ambicioze në sigurimin e një të ardhmeje paqësore. May është kryeministrja e parë britanike që vjen në Ballkanin Perëndimor prej vizitës së ish-kryeministrit, Tony Blair më 1999-n./abcnews.al