Blaise Matuidi tregohet i sinqertë. Mesfushori francez i Juventusit pranon se ka menduar të lërë futbollin pas humbjes turpëruese që pësoi kundër Barcelonës kur ishte me PSG-në. Skuadra e tij e kishte fituar 4-0 ndeshjen e parë, por nuk ia doli të kualifikohej në raundin tjetër në Champions League.
Në intervistën e dhënë për RMC Sport, ai shprehet: “Me të vërtetë kam qenë duke e lënë futbollin në vitin 2017. Arsyeja? Për shkak të Barcelonës. Pas ndeshjes që humbëm 6-1 në Camp Nou, isha shumë i trishtuar.
I thashë vetes të ndaloja së luajturi futboll dhe të varja këpucët në gozhdë. Gjithsesi tani jam mirë te Juventusi dhe kujtoj vetëm gjërat e mira nga PSG”. Matuidi luan sezonin e tretë te Juventusi dhe dëshira e tij është të fitojë Ligën e Kampioneve. /abcnews.al