Largimi i trajnerit të portierëve, Toni Tapalovic, nga Bayern Munich la shije “të hidhur” te protieri i “bavarezëve”, Manuel Neuer, me këtë të fundit, i cili deklaroi në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”, se kishte arritur të mendonte deri në largimin nga klubi i Mynihut.
Mirëpo, legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthaus e “sulmuar” haptazi Neuer, pas deklaratave të bëra ndaj klubit, ku i konsideron fjalët e portierit 36-vjeçar si të ekzagjeruara.
“Neuer u dëmtua duke skijuar nga pakujdesia dhe tani po jep një intervistë të paautorizuar në të cilën sulmon ashpër klubin. A nuk tha disa javë më parë se askush nuk ishte mbi të? Ajo që me të vërtetë më mërziti në intervistën e Manuelit ishte zgjedhja e ekzagjeruar e fjalëve. Ai tha se ishte ndjerë sikur t’i ishte shkëputur zemra. Sigurisht, askush nuk vdiq, asnjë fëmijë nuk është i sëmurë rëndë, është vetëm lamtumira e një punonjësi për të cilin ai ishte shumë i lidhur”,- u shpreh me nota të larta kritike, Matthaus. /i.m /abcnews.al