Maskat më efikase ndaj COVID-19, “Farma Net Albania” ofron larmishmëri me çmime konkuruese

schedule18:28 - 16 Prill, 2020

schedule 18:28 - 16 Prill, 2020

Prej më shumë se një muaji maska është bërë bashkëshoqëruese e përditshmërisë sonë për të na mbrojtur nga COVID-19. Tashmë për të gjithë ata që duan të kenë një të tillë, mund ta gjejnë pranë “Farma Net Albania” me çmime konkurruese.

 “Tani ne jemi në një sistem të ekuilibruar me të cilat mund të përmbushin të gjitha kërkesat e pacientëve dhe klientëve tanë, në lidhje me maskat apo dezinfektantët.

Kjo pandemi na detyroi që të kishim një diversitet të çmimeve, nga produktet që ishin sporadike, ndërsa tani janë bërë produkte të domosdoshme të përditshmërisë tonë. Nëse do ta krahasojmë me Evropën mund të themi që edhe tek ne ka ndodhur e njëjta gjë. siç janë përshtatur edhe ata”, shprehet Aurora Plesati farmaciste e “Farma Net Albania”.

Stafi i “Farma Net Albania” na jep dhe sugjerimet se cilat janë maskat mbrojtëse më efikase ndaj COVID-19.

“Tashmë, ne paraqesim edhe maska të tjera të cilat janë më një efikasitet më të lartë të mbrojtjes duke nisur që nga K95 , FFP1, FFP3. Disa prej tyre paraqesin edhe valvula që lejojnë respirim më adekuat”, u shpreh ajo.

Por, cilat janë rastet që duhet të jemi të pajisur me doreza dhe maska mbrojtëse për të shmangur çdo mundësi të infeksionit?

“Maska patjetër është për një person të kontaminuar që të mbron gjatë respirimit të tij.  Në ambiente ku popullata është më e lartë jemi të detyruar të ,mbajmë masa mbrojtëse, ashtu siç përmendëm që ishin doreza dhe natyrisht maska”, tha më tej farmacistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!