Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkonin vetëm lekë: I moshuari tregon si i hynë maskat në shtëpi

schedule10:53 - 15 Tetor, 2019

schedule 10:53 - 15 Tetor, 2019

Burrë e grua të moshuar u rrahën dhe u lidhën nga grabitës që sulmuan shtëpinë e tyre në qytetin e Korçës. Pasi i kanë tmerruar ata u kanë marrë paratë dhe sende të tjera me vlerë.

Ata të lidhin, të godasin me qytë të armës dhe të terrorizojnë psikologjikisht, derisa të tregosh se ku janë fshehur paratë.

Grabitës profesionistë që veprojnë edhe në zona të tjera, mendojnë hetuesit për autorët e krimit ndaj çiftit të moshuarve në Korçë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën detaje dhe prova të ngjashme me mekanizimin  e grabitjeve që kanë ndodhur në Elbasan, Pogradec dhe qytete të tjera.

Pasi kaloi natën në spitalin e Korçës 85 vjeçarja Afërdita Rrapo u kthye në shtëpi. E moshuara u godit mbrëmjen e së hënës me shishe në krah nga grabitësit e armatosur, të cilët,më pas  e lidhën në krevat së bashku me bashkëshortin, i cili mori plagë në kokë nga qyta e pistoletës së autorëve.

Nga deklarimet në polici mësohet se grabitësit përveç kursimeve të çiftit kanë marrë edhe bizhuteri floriri.

Burime nga grupi hetimor thanë për ABC News, se ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal.  Mendohet se autorët e grabitjes së çiftit të  të moshuarve, janë përgjegjës edhe për disa grabitje të tjera biznesesh dhe banesash në Korçë dhe rrethina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!