Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Te Trump për UÇK dhe gjyqin e turpshëm/ “Liderët çlirimtarë, nën akuzë nga ish prokurori kundër presidentit amerikan”

schedule09:42 - 22 Shkurt, 2026

schedule 09:42 - 22 Shkurt, 2026

Nga Prishtina, në Uashington e Tiranë, për të mbrojtur ish-liderët e UÇK në Hagë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se fjalimi i tij para Trump dhe gjithë botës në bordin e paqes në Shtëpinë e Bardhë, do të ndikojë tek sensibilizimi i Gjykatës për të shpallur të pafajshëm Hashim Thaçin dhe të tjerët.

“Përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës. Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë, deri më sot, pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese”, tha Rama.

Pozitive e konsideroi edhe vizitën në Prishtinë. Nga takimi me Vjosa Osmanin tek shkrirja e akujve dhe urimet me Kurtin. Rama zbuloi telefonatën nga burgu me Hashim Thaçin në përvjetorin e Pavarësisë.



“Në fillim e në fund të bisedës, Hashimi më përsëriti fjalinë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë, askush!”, shtoi kryeministri.

Sa për Shqipërinë. Kryeministri komentoi draftrezolutën e Parlamentit Europian, sipas të cilit është një sinjal pozitiv se Brukseli e mbështet ambicien për të mbyllur negociatat me Shqipërinë brenda 2027.

“Kjo draft-rezolutë është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për publikun tonë: Shqipëria po ecën me ritëm, me qëndrueshmëri dhe me qartësi strategjike në drejtimin e duhur. Të njëjtën gjë konfirmuan edhe takimet që delegacioni pluralist i Parlamentit Europian zhvilloi në Tiranë gjatë kësaj jave”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndër çështje të tjera, rritjen e pagave për policët, 167 milionë eurot në fondin special të pensioneve apo rrjetëzimin e bulevardit Epidamn në Durrës.

Por kësaj radhe Edi Rama beri veprimin e ri në podcast. Nuk harxhoi asnjë fjali për Sali Berishen. Mesazhi ishte i qarte: nuk kemi asnjë sekondë për të humbur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!