Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua ditën e djeshme në Greqi, pasi fillimisht u përplas me një oficere policie 35-vjeçare, e cila e plagosi për vetëmbrojtje.
Shqiptari Esmin Ferhati ra në pranga në kuadër të një operacioni të madh që pa 22 persona në pranga.
Gjithçka duket se ka nisur nga një video-dokument, i transmetuar nga MEGA, ku shihen dy persona, brenda banesave, duke ekspozuar armë dhe para. Siç shihet edhe nga videoja, të cilën vetë të rinjtë e kanë postuar në një rrjet social, ata shihen me armë në duar duke pozuar, ndërsa shfaqin edhe një tufë me euro para kamerës.
Klikoni KËTUpër të parë videon
Ndonëse në këtë video nuk duken fytyrat e të rinjve, policia ka arritur t’i identifikojë dhe duket se janë dy nga personat e arrestuar. /abcnews.al