“Mashtrues, je shpifës”, vila 750 mijë euro fut në sherr Bardhin dhe Spahon: Zhduku, s’të vjen turp

schedule11:30 - 12 Maj, 2022

schedule 11:30 - 12 Maj, 2022

Janë mësuar detaje të tjera lidhur me sherrin në Kuvend mes deputetëve demokratë Edmond Spaho dhe Gazmend Bardhi.

Mësohet se sherri mes tyre ka ardhur pas një deklarate të bërë nga Gazment Bardhit ndaj një kolegut Spaho, që ka një vilë të pajustifikuar financiarisht me vlerë 760 mijë euro.
Ata kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.

Lexo edhe: FOTO LAJM/ Mobilim mbretërish, 10 dhoma dhe 4 tualete: Kjo është vila që solli sherrin mes deputetëve të PD

Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët: Je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thua që vila 760 mije euro është e njërit nga katër deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.

Ndërkohë që debati ka vijuar edhe me ndërhyrjen e deputetëve të maxhorancës të cilët kërkuan që të ruhet qetësia pasi diskutimet po bëheshin me tonë të larta.

 

Reagim per kete debat:

Tritan Shehu

Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit!
Eshte veper anti ligjore, pervecse ndesh dhe me cdo norme morali, transparence, “burrerie”, te perhapesh aludime e meskinitete per koleget ne publik e media.
Kete po ben dhe Gazi prej disa ditesh, duke arritur kulmin mbreme, kur ngushton rethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, perfshi dhe mua.
Dhe kete e ben nje deputet, ish minister i drejtesise, pseudo jurist ne fakt ai.
Me kete rast desheroj t’i kujtoj ketij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:
1-Eshte detyrim ligjor per cdo qytetar, vecanerisht deputet, te denoncoje ne organet perkatese cdo veper kriminale qe di, dhe mos ta perdore per te hedhur aludime dyshuese, shpifjeje per koleget.
Ne rast se realisht ai di nje veper te tille, sic deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet per fshehje nje krimi, gje per te cilen duhet thirrur nga organet e drejtesise e denuar ligjerisht.
2- Ndersa ne lidhje me pergjegjesite morale e me gjere te tij per shpifje, genjeshtra etj, besoj se nuk ka ndonje aresye per te humbur kohe duke ja kerkuar.
Ato mund t’i kerkohen vetem dikujt qe ka ndonje vlere morale, gje qe sic duket te Gazi mungojne krejtesisht.
Nje akti turpshem e pervers ky i ketij “burreci”!

Ndërkohë pas debatit Bardhi ka ironizuar në rrjetet sociale duke thënë se çmim i i Vilës tashmë është ulur:

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!