Mashtroi qindra mësues e studentë duke u premtuar Amerikën, Prokuroria mbyll hetimet për 20-vjeçarin

schedule13:25 - 20 Nëntor, 2024

schedule 13:25 - 20 Nëntor, 2024

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ermes Hoxhallin pasi akuzohet si organizator i një skeme mashtrimi, ku iu premtonte qytetarëve programe mësimore dhe udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

20-vjeçari banues në Devoll, kontaktonte mësues, studentë apo zyrtarë arsimorë si përfaqësues i projekteve të njohura që Ambasada amerikane organizon në Shqipëri. Programet u premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara.

Hoxhalli kishte arritur të krijonte një identitet tjetër, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe shkollave në mbarë vendin. Po kështu Hoxhalli prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës. Ndaj të riut është caktuar masa e arrestit në burg për akuzën e ‘Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘falsifikimit kompjuterik’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!