Mashtroi me certifikatën e vaksinimit, trajneri gjerman pezullohet 1 vit

schedule14:14 - 27 Janar, 2022

schedule 14:14 - 27 Janar, 2022

Markus Anfang nuk humbi vetëm vendin e punës si trajner i Werder Bremen. Gjermani dha dorëheqjen pasi autoritetet nisën hetimet ndaj tij.

Ai akuzohej për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19 dhe tani ka marrë një dënim nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Anfang është pezulluar me një vit dhe 20 mijë euro gjobë, por ka mundësinë ta ulë dënimin e marrë nëse para muajit qershor dorëzon një certifikatë të rregullt vaksinimi. / abcnews.al