Turistët në këtë periudhë pandemie duhet të pushojnë nën një regjim tjetër të diktuar nga pandemia. Pothuajse në të gjitha plazhet rojet bregdetare janë të pakët në numër ose mungojnë fare.
Siç duket dhe nga pamjet kullat e vrojtimit në Shëngjin në disa zona as nuk janë ngritur. Ndërsa pushuesit e moshës së tretë janë më të trembur nga mungesa e vrojtuesve në plazhe.
“Na gënjen mendja dhe futemi në ujë, por nëse ndodh të kemi ndonjë problem nuk është askush që të na ndihmojë”, shprehet qytetarja.
Edhe në Spille ka mungesë të theksuar të rojeve të plazhit të cilët duhet të jenë prezent për të shpëtuar njerëzit. Po kështu dhe kullat e vrojtimit janë shumë të pakta dhe të distancuar nga njëra-tjetra.
Festim Sula, i Federatës Shqiptarë të Vrojtimit dhe Shpëtimit në ujë tregon se këtë vit ju janë shtuar detyrat për shkak të pandemisë, ndaj kërkon shitim të vrojtuesve në plazhe.
“Detyra të reja janë dezinfektimi i shezlloneve dhe të ndalojmë grumbullimet. Detyra të reja do të thotë më shumë vështirësi dhe përgjegjësi. Kemi sugjeruar që subjektet të shtojnë vrojtuesit se me shtimin e detyrave të reja nuk do ia dalim dot.
Ndërkaq nën një regjim më të rreptë do të punojnë dhe mjekët e qëndrave shëndetësore verore.
Ndërkohë 27 qendra shëndetësore verore janë hapur në të gjithë vendi. Nga këto 12 janë ngritur përgjatë nga Kepi Rodonit deri në Spille të Kavajës, dhe ato do të jenë në dispozicion të pushuesve që mund të kenë nevojë për shërbime shëndetësore.
“Funksionojmë së bashku me ambulancën kur kemi raste të dyshuara me covid”, shprehet mjekja.
“Kemi pasur më shumë persona me temperaturë gjatë muajit qershor”, shprehet ajo./abcnews.al