Masat kundër koronavirusit, qytetarja: Mos ju kundërvini shtetit, Rama është burri më i madh i botës

schedule17:27 - 3 Prill, 2020

schedule 17:27 - 3 Prill, 2020

Që prej konfirmimit të rastit të parë me koronavirus, vendi ynë ndodhet në gjendje “lufte” me armikun e padukshëm, koronavirusin.

Disa ditë pas konfirmimit të “pacientit zero”, qeveria ka shpalosur ditë pas dite masat e reja shtrenguese me qëllim për të mbajtur nën kontroll epideminë e Covid-19.

Deri më tani, ka pasur nga ata që thotë se politika e ndjekur nga vendi ynë për të luftuar koronavirusin ka qenë e mirë dhe se masat janë marrë në kohë. Po ashtu ka pasur edhe kritikë që thonë se masat janë marrë me vonesë, nuk po bëhen teste sa duhet etj..

ABC News gjatë kësaj kohe ka marrë shpesh opinionet e qytetarëve nga terreni lidhur me situatën. Dhe, një zonjë së fundmi ka kërkuar që “gazetarët të mos e sulmojnë më Edi Ramën”.

Sipas qytetares, Kryeministri ësthtë burri më i madh i botës dhe jo vetëm i Shqipërisë.

Zonja u shpreh për mikrofonin e ABC News:

“Mos ju kundërvini shtetit se nuk ka çfarë të bëjë në kët mes! Se ju gjithë gazetarët e sulmoni Edi Ramën, për ça e sulmoni? Asht burri më i madh i botës, jo i Shqipërisë! Pse e sulmoni? Ça të boj ai, ai e mbrojti këtë popull, e hoqi nga sëmunlliku….” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!