Masat e reja në Kosovë, nesër protestohet para Qeverisë

schedule19:14 - 23 Tetor, 2021

schedule 19:14 - 23 Tetor, 2021

Shoqata e Gastronomëve nesër, në ora 21:30, do të dal në protestë para Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e kësaj proteste është për shkak të masave të reja anti-Covid 19.

Sipas masave të reja, orari i gastronomisë vazhdon deri në ora 23:00 por do të punojnë me masa kufizuese. Lajmin për protestë e ka konfirmuar kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.

“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!! Kundërshtojmë masat duke e rujt shëndetin publik”, shkruan në postimin e tij Kllokoqi./GazetaExpress