Masakra me 112 të vrarë në Gaza, Britania bën thirrje për hetim urgjent

schedule09:22 - 2 Mars, 2024

schedule 09:22 - 2 Mars, 2024

Qeveria britanike bëri thirrje për një “hetim urgjent”, sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm, David Cameron, për masakrën që shkaktoi më shumë se 100 viktima.

Palestinezët u mblodhën për të marrë ndihmat kur u qëlluan nga forcat izraelite.

Cameron e quajti incidentin “të tmerrshëm” dhe paralajmëroi se gjëra të tilla “nuk duhet të ndodhin kurrë më”.

Një situatë “thjesht e papranueshme”, shtoi ai, duke paralajmëruar se Izraeli ka detyrimin të sigurojë që kalimin e ndihmave në Gaza.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!