Masakra e Tetorit 1943 në Matjan, përkujtohen 82 martirët e pushkatuar pa gjyq

schedule14:16 - 21 Tetor, 2018

schedule 14:16 - 21 Tetor, 2018

Tek memoriali në Divjakë u përkujtuan 82 të vrarët e masakrës së Matjanit në 21 tetor të vitin 1943. Deputetët e PD thanë se dekomunistizimi do të shkojë deri në fund.

Vrasja e tyre, më 21 tetor të 1943 shënon instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri pas përfundimit të luftës. Edhe pas përmbysjes së këtij regjimi, drejtësia nuk është vendosur. 82 të vrarët pa gjyq nga komunistët në fshatin Matjan u përkujtuan në Divjakë.

Dekomunistizimi një nisëm e së djathtës, sipas deputetit Alibeaj, do të shkojë deri në fund.

Enkelejd Alibeaj: Kjo është një datë që sjell të freskë se cfarë një diktature dhe diktaor i bën qytetarëve të vet.

Myslym Murrizi: Këta djem u vranë pa gjyq dhe sot ne vijmë në respekt të tyre.

Ka qenë vetëm tre vjeç, por e mban mend vrasjen e babait dhe vuajtjet përgjatë 50 viteve që pasuan regjimin komunist. Banush Muça,78 vjeç kërkon ende drejtësinë e munguar.

“Babai im, e kanë marrë me zor nga puna e kanë heq dhe unë 3 vjeç kam qenë në atë kohë dhe kam vujt shumë nga regjimi komunist”.

Në memorialin e ngritur në qendër të qytetit janë vendosur kurora me lule nga familjarë dhe të afërm të tyre. Dy vjet më parë, Presidenti i Republikes së Shqipërisë i ka shpallur dëshmorë të demokracisë 82 të vrarët në Matjan. Ata janë pushkatuar pa gjyq nga Mehmet Shehu, si kundërshtarë të vijes së Partisë. Dënimet e krimeve komuniste, si krime kundër njerëzimit ende edhe sot nuk janë ndëshkuar. /abcnews.al