Masakra e Kozarës/Burg përjetë Luan Marrës

schedule14:13 - 12 Mars, 2018

schedule 14:13 - 12 Mars, 2018

Autori i masakrës së 12 viteve më parë në Kozarë të Beratit dënohet për të tretën herë radhazi me burgim të përjetshëm. Dy vendimet e para ishin rikthyer për gjykim nga Gjykata Kushtetuese, por dhe kësaj radhe Gjykata e Beratit e dënoi me burgim të përjetshëm Luan Marrën.

Nuk i shpëtoi dënimit me burg përjetë Luan Marra.

I njohur si vrasësi i vëllait, nuses dhe nipit, ai është akuzuar si autori i masakrës së ndodhur më 9 shkurt 2006 në komunën i Havaleas në komunën e Kozarës.

Gjykata e Rrethit të Beratit e shpalli fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshem  Luan Marrën, i cili  arrestua dhe u dënua me akuzën për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtim Marrës, si dhe ekzekutimin e kunatës Flories, e cila ishte shtatzënë në kohën kur ndodhi krimi, dhe djalin 2- vjeçar të viktimave, Artiol Marra.

Gjykata e Beratit kishte rimarrë në gjykim dosjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthim të çëshjes për gjykim nga e para.

Dy herë me radhë, Luan Marra është dënuar me burg të përjetshëm, por në të dyja rastet Kushtetuesja e ka rikthyer çështjen për gjykim nga e para.

Ngjarja në atë kohë ka tronditur jo pak opinionin publik në qytetin e Beratit dhe jo vetëm.

Motivi mbi të cilin u bazua fajësia e tij kishte të bënte në lidhje me një marrëdhënie të mundshme mes tij dhe gruas së vëllait dhe shtatzanisë së Flories./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!