Masakra e Fushë Krujës, Hoxha: Vrasësit e Brilant Martinajt kontrollonin trafikun të veshur me uniforma policie

schedule21:50 - 11 Tetor, 2022

schedule 21:50 - 11 Tetor, 2022

Vrasësit e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmri Hoxhës kanë punuar për një muaj për të kryer krimin që tronditi vendin gjatë verës.

Hoxha tregoi në emisionin “Log.” se ashtu si në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, autorët kontrolluan hyrje-daljet e trafikut për të mos lejuar makinat e tjera të lëviznin dhe për t’u arratisur më lehtë.

Lexo edhe: Vrasja e Klisman Preçit, Hoxha zbardh detaje: Autorët të veshur me uniforma të forcave speciale, bllokuan kamerat e sigurisë

“Ka patur koordinim të lëvizjeve, dhe në Fushë Krujë të njëjtën gjë kanë bërë. Ata kishin dalë me jelekë policie dhe drejtonin trafikun, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në Fushë Krujë.

Kur ndodh një ngjarje policia dhe për sy e faqe policia ka prezencë në atë zonë. Më datë 22 ndodh tjetra. Tek ngjarja e Fushë Krujës ata kanë qenë në mes të ditës, kishin punuar një muaj”, tha Hoxha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!