Masakër në Gjermani/ Ushtari vret 4 persona me armë zjarri, mes tyre një fëmijë

schedule10:32 - 1 Mars, 2024

schedule 10:32 - 1 Mars, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një ushtar ka vrarë ish të fejuarën, djalin, partnerin e saj të ri dhe nënën. Sipas informacioneve, 4 viktimat ndodheshin në 2 shtëpi të ndryshme.

Policia ka ndërhyrë në orët e para të ditës së sotme pas një telefonate në Scheeßel, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri. Brenda shtëpisë, sipas policisë, u gjetën trupat e pajetë të disa personave.

Sipas informacioneve nga mediat gjermane kanë humbur jetën 4 persona, mes tyre edhe një fëmijë. Në agim u bë njoftimi se i dyshuari ishte dorëzuar dhe ishte arrestuar. Ai ishte një ushtar i Bundeswehr.

Aktualisht, një operacion policor po zhvillohet edhe në von Düring në Rotenburg. Sipas policisë, ka pasur dy ‘skena krimi’: një në një shtëpi në Ëestervesede në Scheeßel dhe një në Bothel, rrethi Rotenburg.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!