Masa të shtuara në porte për koronavirusin, kontrolle të rrepta ndaj pasagjerëve që hyjnë nga italia

schedule11:29 - 23 Shkurt, 2020

schedule 11:29 - 23 Shkurt, 2020

Frika nga përhapja e koronavirusit ka shtuar masat në Portin e Durrësit për të gjithë pasagjerët që hyjnë nga Italia. Abc Neës ndoqi sot nga afër masat e marra ku vihet re një numër i shtuar mjekësh nëpër portet e vendit kanë vizituar çdo qytetar që ka udhëtuar me traget nga Italia drejt Shqipërisë.

Gazetari Leonidha Musaj nga Durrësi raporton për ABC News se deri më tani nuk rezulton se asnë prej tyre nuk është dyshuar se mund të jetë prekur.  Sipas tij stafet mjekësore që ndodhen në mjetet e lundrimit nëse kanë pikasur një person që kanë dyshime për ndonjë shqetësim shëndetsor atëherë raportohet direkt tek personeli mjeksor në portin e Durrësit.

 Po kështu dhe në portin e Vlorës kanë zbritur në mëngjes pasagjerë që i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Gazetari i ABC News Elton Nika bën me dije se nuk është shënuar asnjë rast i dyshuar me koronavirus në portin e Vlorës.

Jane shtuar masat e marra,ndersa aktualisht Jane dy grupe mjekesh. 6 persona dhe një dhomë e posaçme e ngritur nw port shwrben pwr këtë qëllim ndërsa mjeku Agron Bashllari konfirmon edhe procedura që ndiqen me mbërritjen e pasagjerëve. Në Vlorë aktualisht funksinon vetëm nje traget në linjën me Brindisin ndersa nuk ka shumë fluks megjithate masat janë shtuar. Bashllari konfirmon se nuk ka patur asnje rast te dyshuar deri me tani,” tha ndër të tjera gazetari Nika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!