Masa të pjesshme në pikat kufitare me Greqinë, pala greke nuk ushtron asnjë kontroll për koronavirusin

schedule16:19 - 27 Shkurt, 2020

schedule 16:19 - 27 Shkurt, 2020

Me afrimin e koronavirusit në shtetet fshqinj, në pikat kufitare me Greqinë masat janë të pjesshëm.

“U pretendua se do të dyfishohej stafi mjekësor, në pikat kufitare të korcës, por situata është ndryshe. Aktulisht jemi përqëndruar në pikën kufitare të kakavijës  ku kemi konstatuar se stafi mjekësor bëhet nga dy infermierë dhe mjeti i vetëm i tyre është termonetri me laser.  Ata cilët I kontrollojnë dhe matin temperaturën, udhëtarëve”.

Emigrantët e mbërritur sot në kapshticë thonë se nuk ndihen të rrezikuar.

“Nuk besoj se ishin masat e duhura se në doganën greke nuk kishte gjë fare”, tthotw njw qytetar.

“Kane thenë qe ky person i prekur ka ardhur nga Italia ne Selanik por nuk ka probleme, as ne Kastoria dhe as ne Selanik. Sot kane ardhur 10 veta nga italia qe punon aty  dhe nuk ju bene asgje, keto qe thone nuk jane te verteta dhe njerzit i ze paniku”.

Në pikën kufitare të kakavijës situata është shqetësuese. Pala gerke nuk ushtron asnjë kontroll.

Në këtë pikë kufitare Mjekët nuk kanë kostumin e duhur për tu mbrojtur nga virusi. E vemja masë e dërguar nga ministria janë dy termometër me lazer.

Në Qafe-Bote mjeket kontrollojnë çdo pasagjerë.

Në vlorë trageti i linjës Brindizi-Vlorë nuk i ka anuluar udhëtimet, por numri i udhëtarëve ka shënuar ulje.

Këtë të enjte kanë ardhur nga Italia 117 persona, të ciilët tregojnë për situatën e krijuar në shtetin fshqinj.

në porte masat vijojnë të jenë të shtuara, me dy grupe mjekesh që kontrollojnë të  gjithë pasagjerët sipas procedurave përkatesë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!