Masa drastikë në Kinë, pezullohen 11 klubet që nuk paguan rrogat e lojtarëve

schedule12:59 - 25 Maj, 2020

schedule 12:59 - 25 Maj, 2020

Kina nuk ka pasur kurrë futboll të nivelit të mirë, në vendin e madh aziatik nuk kanë të dhëna për lojën më të bukur, por vitet e fundit janë shtuar shumë investimet. Rrogat faraonike që ofroheshin deri para shpërthimit të koronavirusit, tundonin lojtarë të ndryshëm të provonin aventurën kineze.

Pandemia ka ndikuar për keq në shëndetin e njerëzve, humbjen e shumë jetëve dhe situatën financiare. Shumë klube kineze janë tronditur ekonomikisht dhe kanë hasur vështirë për të paguar rrogat e futbollistëve.

Shoqata e Futbollit Kinez, nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka marrë masa të ashpra. Plot 11 klube (katër të divizionit të dytë dhe shtatë të divizionit të tretë) janë pezulluar nga kampionati. Pesë klube të tjera kanë deklaruar falimentimin, mes të cilave edhe Tianjin Tianhai. /abcnews.al