Martohet vajza e Bill Gates, mediat e cilësojnë fustanin e bardhë “një ëndërr”

schedule18:47 - 18 Tetor, 2021

schedule 18:47 - 18 Tetor, 2021

Vajza e miliarderit Bill Gates, Jennifer, i ka dhënë fund beqarisë në New York. Ajo është martuar me të dashurin e saj, Nayel Nassar.

Mbrëmjen e së premtes është mbajtur ceremonia fetare, ndërsa të shtunën, 300 të ftuar morën pjesë në dasmën e cilësuar si më spektakolarja e vitit.

Sipas mediave të huaja, fustani i Jennifer u cilësua “një ëndërr”, e punuar nga Vera Wang./abcnews.al