Martini: U ndëshkuam në të vetmin gabim, na u mohua një penallti sade

schedule18:58 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 18:58 - 27 Dhjetor, 2020

Teuta sërish arriti të dalë e pamposhtur ndaj Tiranës, teksa sot mori një barazim me shifrat 1-1. Ekipi durrsak regjistroi barazimin e 8 në 11 ndeshje të luajtura deri më tani. Pas sfidës për Supersport u prononcua trajneri i durrsakëve, Edi Martini, i cili analizoi sfidën.

Janë shumë barazime, duke marrë parasysh që jemi ndërtuar për të dalë kampionë. Ndeshjet në fushën tonë duhet t’i fitojmë, por ka momente kur nuk ke fat dhe kur na hahet një penallti sade, që nuk është hera e parë që ndodh.

Kam mendimin që është penallti e pastër, lojtari i Tiranës godet këmbën e Grudës nga pas, i ka humbur ekuilibrin lojtarit tonë. U bë e disata herë rresht dhe pikët ikin. Edhe ne kemi përgjegjësit tona.

U bë një gabim, pësuam gol, por kemi një nga mbrojtjet më solide. Ishim në ekuilibër të plotë për 75 minuta, u ndëshkuam në gabimin e vetëm. Tirana u mbrojt me shumë forca, por ishim nervoz në kërkimin e golit. Dolëm me shumë forca sulmuese në fund, tentuam fitoren dhe rrezikuam, por nuk ia dolëm.

Kërkimi i rezultatit me çdo kusht ndikoi të luanim me topa të gjatë. Nuk është normale, por u ç’ekuilibruam në fund, nuk ishim të qartë në minutat e fundit, flas si ide loje, kjo pasi donim fitoren me çdo kusht“, përfundon Edi Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!