Teuta e mbylli në barazim 0-0 sfidën shtëpiake ndaj Partizanit, duke hedhur një hap drejt kualifikimi në Europa League. Trajneri i ekipit durrsak, Edi Martini foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:
“E dija që kemi një ndeshje mjaft të fortë. Ne vinim pas një ndeshje në Kupë, kishim harxhuar energji më shumë se Partizani. Edhe stolin e kemi të mangët, sot kishim tre mungesa. Kishim vetëm djem të rinj në stol. E administruam lojën, kishim rastet tona, mund të fitonim, por në fund kishim bërë hesap që një barazim do të ishte i mirë”.
Është shpejt për të folur, na duhet edhe një fitore për Europën, më pas është finalja e Kupës. Të gjithë lojtarët janë të vlefshëm, akoma nuk kemi hyrë në bisedime për merkaton.
Nuk do të bëja asgjë ndryshe, kishim gjithë ekipin e të rinjve në stol. Luajtëm mirë, mendoj se mund ta fitonim, kishim dy raste për gol në pjesën e parë. Nëse do të shënonim, mendoj se do e administronim avantazhin.
Praktikisht nuk jemi në Europë, teorikisht po. Duhet të fitojmë edhe një nga dy ndeshjet e fundit. Jam djegur kundër Vlorës dhe Gjirokastrës, futbolli është i pabesë. E para është ndeshja me Vlorën, që duhet ta fitojmë me patjetër.
Tirana kampione? Kanë bërë një sezon të mirë, fati ka qenë me ta. Kemi qenë skuadra e parë që kemi rrahur kampionët, jam i kënaqur për diçka të tillë. Për Tiranën flasin ata që merren me atë punë“, deklaron Martini. /abcnews.al